Kjara Lubik

MEDITIME 

Kushtuar Pasquale Lubranos

 

Koha po më ikën shpejt

 

Koha po më ikën shpejt,

pranoje jetën time, o Zot!

Në zemër të mbaj, je thesari

që drejton veprimet e mia.

Më ndiq, soditëm, është Jotja dashuria

që më bën të gëzoj dhe të vuaj.

Prej meje askush s'dëgjoi një psherëtimë.

E fshehur në faltoren tënde

të gjallë, punoj për të gjithë.

Prekja e dorës sime qoftë Jotja,

veç Yti qoftë tingëllimi i zërit tim.

Nëpërmjet hiçit tim, dashuria Jote

u ktheftë në botë e njomur

me ujin që gurgullon bollshëm

nga plaga Jote, o Zot!

Davarite, o Urtësi hyjnore,

pikëllimin e zi të shumë njerëzve,

të të gjithëve, Maria u ndriçoftë!

 

Back to top


Kjara Lubik – "Meditime" – Përktheu nga italishtja Çezar Kurti, Città Nuova Editrice, Italia, 1996.